Bajrami i përgjigjet zëvendësit të Nagavcit, i  tregon se e kishte ndalë projektin e digjitalizimit: Manipulanta - Gazeta Express
string(109) "bajrami-i-pergjigjet-zevendesit-te-nagavcit-i-tregon-se-e-kishte-ndale-projektin-e-digjitalizimit-manipulanta"

Bajrami i përgjigjet zëvendësit të Nagavcit, i  tregon se e kishte ndalë projektin e digjitalizimit: Manipulanta

Lajme

Gazeta Express

18/11/2024 15:02

Një platformë e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, bëri që zv.ministri i arsimit nga radhët e VV-së Taulant Kelmendi të hedh akuza ndaj deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami. Kjo e fundit thotë se krejt këto janë manipulime. madje ajo ka përfshirë edhe emrin e ministit aktual të shëndetësisë Arben Vitija në procesin e implementimit të këtij projekti që daton mes viteve 2014-2017.

Ajo gjithë këto deklarata të zv.ministrit të arsimit i ka quajtur manipulime.

Lexo Edhe:

“Manipulanta, Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017. Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë  projekt”.

Bajrami thotë se gjatë kohës sa ajo ka qenë ministre në MASHT e ka ndaluar fazën e dytë të këtij projekti.

“Unë në MASHT kam qenë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti. Për projektin unë jam deklaru, shih artikullin në Kallxo.com të datës 9 prill 2020”, thuhet në reagimin e Bajramit.