Bajrami: Glauku mbrëmë e përsëriti gënjeshtren e Kurtit se buxhetin e morën me 2.3 miliardë euro dhe e rritën në 4 - Gazeta Express
string(113) "bajrami-glauku-mbreme-e-perseriti-genjeshtren-e-kurtit-se-buxhetin-e-moren-me-2-3-miliarde-euro-dhe-e-rriten-ne-4"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 17:06

Bajrami: Glauku mbrëmë e përsëriti gënjeshtren e Kurtit se buxhetin e morën me 2.3 miliardë euro dhe e rritën në 4

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 17:06

Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, mbrëmë në Pressing ka përsëritur “gënjeshtrën” e shefit të tij të partisë, Albin Kurti, rreth buxhetit të shtetit.

Bajrami tha se deklarimi i Konjufcës se e kanë marrë buxhetin me 2.3 miliardë euro dhe e kanë rritur në 4 miliardë euro është i pasaktë meqë 4 miliardëshi është një projeksion për vitin 2026.

Ajo thotë se realizimi i buxhetit deri më 30 nëntor të këtij viti është 2.854 miliardë euro.

“Pra, gënjeshtra e Kurtit për buxhetin peshon hiç më pak se 800 milionë euro, pak a shumë e njëjtë me koston e importit të energjisë elektrike që ka ndodhur në mandatin e tyre”.

Deklarata e plotë:

Gënjeshtra e madhe e Albinit para tri netëve, e përsëritur nga Glauku mbrëmë, ishte ajo rreth buxhetit, kinse këta e paskan marrë buxhetin 2.3 miliardë euro dhe e kanë rritur në 4 miliardë euro.

Kjo është absolutisht e pavërtetë!

4 miliardë euro janë projeksion për vitin 2026, ndërsa realizimi i buxhetit në vitin 2024 ka qenë 3.2 miliardë euro, e këtë vit deri më 30 nëntor realizimi i buxhetit është 2.854 miliardë euro. Pra, gënjeshtra e Kurtit për buxhetin peshon hiç më pak se 800 milionë euro, pak a shumë e njëjtë me koston e importit të energjisë elektrike që ka ndodhur në mandatin e tyre.

Në ditët në vazhdim shihemi me shpalosje të programit qeverisës të LDK-së./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement