Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në - aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë - Gazeta Express
string(125) "bajrami-gjykata-speciale-po-e-gjykon-uck-ne-aktakuza-ndaj-ish-krereve-do-te-rrezohej-lehte-nese-do-te-kishte-gjykim-te-drejte"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:57

Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 17:57

Profesori Arsim Bajram, doktor i shkencave juridike, tha se në Gjykatën Speciale në Hagë nuk ka gjykim individual.

Ai tha në Frontal në T7 se po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Nuk është ky gjykim individual, siç na thonë përfaqësuesit e gjykatës, por në fakt është një gjykim që i bëhet një organizate që ka qenë guerrile dhe që ka zhvilluar një luftë mbrojtëse”, tha ai.

Bajrami tha se “prej vitit 1998, para Konferencës së Rambujesë, e deri te shpallja e pavarësisë, janë këta persona të cilët bashkësia ndërkombëtare i ka pasur partnerë”.

“Këta katër shtetas të Kosovës janë njëkohësisht edhe themelues të UÇK-së, por unë do të thoja me përgjegjësi edhe themelues të shtetit”, tha ai.

Bajrami tha se aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së është “lehtsisht e rrëzueshme po të ketë një gjykim të drejtë”.

“Nuk mund të qëndrojë në aspektin penal, juridik, një aktakuzë për ndërmarrje të përbashkët kriminale”, tha ai.