Bajrami: Assesi s’duhet t’i lejohet VV-së autoritare t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit - Gazeta Express
string(87) "bajrami-assesi-sduhet-ti-lejohet-vv-se-autoritare-ti-kete-te-gjitha-nivelet-e-pushtetit"

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 6:57

Bajrami: Assesi s’duhet t’i lejohet VV-së autoritare t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit

Lajme

Gazeta Express

23/04/2026 6:57

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ajo ka theksuar se LDK-ja, si subjekt politik, ka dhënë kontributin e saj brenda mundësive që ka pasur dhe ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim.

Megjithatë, sipas saj, kjo ofertë për bashkëpunim nuk është trajtuar seriozisht dhe nuk është pranuar.

Bajrami në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh gjithashtu se nuk duhet t’i lejohet VV-së t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mbyllur kontributin e saj, si parti politike, brenda kapacitetit të saj ka ofruar bashkëpunim, bashkëpunimi nuk është marrë seriozisht dhe nuk janë pranuar”.

“Ne nuk kemi kërkuar hise në Qeveri, ne kemi kërkuar balancim të pushteteve dhe sot e kësaj dite, konsiderojmë që assesi nuk duhet t’i lejohet Lëvizjes Vetëvendosje, si parti autoritare që është, që t’i ketë të gjitha nivelet e pushtetit”, u shpreh ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement