Bajraktari për kufizimet ndaj Thaçit në Hagë: Përndjekje si në kohën e inkuzicionit - Gazeta Express
string(82) "bajraktari-per-kufizimet-ndaj-thacit-ne-hage-perndjekje-si-ne-kohen-e-inkuzicionit"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 7:00

Bajraktari për kufizimet ndaj Thaçit në Hagë: Përndjekje si në kohën e inkuzicionit

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 7:00

Avokati, Ardian Bajraktari ka komentuar kufizimet që po kërkohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për ish-Presidentin Hashim Thaçi.

Në listën e personave që s’guxojnë ta vizitojnë Thaçin, janë shkruar 14 persona, e këtë Bajraktari e ka quajtur përndjekje.

E plotë:

Përndjekje si në kohën e inkuizicionit!

Kufizimet ndaj z. Thaçi janë jo proporcionale, të pa arsyeshme, aq me tepër që procedura në rastin e parë është drejt fundit, kurse në rastin e dytë, procedura hetimore tashmë ka përfunduar, por, kjo tregon jo normalitetin e këtij procesi.

Procedurë si në kohën e inkuizicionit, pavarësisht të gjitha tentativave, dështuan ta argumentonin pretendimin kryesor në rastin e parë, nuk e argumentuan se UÇK mund të ishte ndërmarrje e përbashkët kriminale, me dëshmi dhe prova shumë jo kredibile të pranuara nga një shtet që ka kryer gjenocid.

Kurse në rastin e dytë, është iluzore të paramendohet se një person për afër pesë vjet në paraburgim ta pengojë ndonjë person në kryerjen e detyrës zyrtare, kur kihet parasysh fakti se forca apo kanosja serioze janë elemente që e përbëjnë figurën e kësaj vepre penale.

Përndjekja e inkuizicionit, është përvojë e njohur nga librat, por, këto që po ndodhin kundër heronjve tanë, kanë peshë të rëndë që godasin keq, padrejtësisht!