Avokati Ardian Bajraktari tha se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap intepretimin e saj në lidhje me procedurat për konstituimin e Kuvendit.
Sipas tij, për shkak të bllokadës politike do të ishte e duhur që lënda të trajtohet konform të rëndësisë së lëndës.
“Sfiduese mbetet çështja a do të vlerësohet apo jo vendimarrje edhe rastet e tilla kur kemi një tentativë, por nuk kemi një vendimmarrje për votim të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Mbetet Gjykata të bëjë një intepretim më të zgjeruar nëse ka tejkalim të punës së udhëheqësit të seancës. Gjykata ka afat deri në 60 ditë nga dita e dorëzimit të lëndës”, tha Bajraktari për rtv21.