Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohjen për kongresmenin amerikan Keith Self, pas një seance dëgjimore që është mbajtur të martën, e në të cilën është diskutuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Bajraktari ka shkruar se Self është një nga figurat më të rëndësishme për Kosovën në Kongresin e SHBA-ve.
“Fokusi i Kryetarit Self në sigurinë, sovranitetin e Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie në rajon pasqyron miqësinë e vërtetë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe përforcon vizionin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet të qëndrueshëm”, ka shkruar Bajraktari.
Bajraktari ka shprehur falënderim për gjithë anëtarët e nënkomitetit për punë të jashtme sa i përket vëmendjes së tyre ndaj Kosovës dhe për adresimin e çështjeve të rëndësishme si stabiliteti rajonal dhe ndikimi i jashtëm keqdashës.
“Përpjekjet e tyre sigurojnë që shqetësimet e Kosovës të dëgjohen dhe të mbështeten në nivelet më të larta”, ka shkruar ai.
I want to express my sincere appreciation to Chairman of the House Foreign Affairs Europe Subcommittee, Congressman @RepKeithSelf , for his strong leadership and unwavering commitment to Kosovo 🇽🇰🇺🇸 His clear stance, principled voice, and dedication to addressing the challenges…
— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) December 4, 2025
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...