Avokati, Ardian Bajraktari, i ka quajtur të papranueshme kritikat e përfaqësusve të LVV-së ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas pulbikimit të aktgjykimit në të cilën thuhet se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka bërë shkelje kushtetuese.
Sipas avokatit Bajraktari, dorëheqja apo shkarkimi i një gjyqtari nga shtatë sa janë aktualisht do ta paralizonte Gjykatën Kushtetuese për të nxjerrë vendime të tjera.
‘’Për të qenë e vlefshme vendimarrja në gjykatë duhet së paku shtatë gjyqtar të marrin pjesë në proces të votimit. Aktualisht është ky numër i gjyqtarëve dhe në rast se cilido prej tyre në cfarëdo forme çoftë me dorëheqje apo me shkakrim eventual e lë detyrën atëhere e paralizon dhe e bënë të pamundur vendimarrjen në këtë mekanizëm. Procedura e shkarkimit të gjyqtarit të apastrofuar është vështirë e mundshme mbi bazen e aludimeve sepse një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet vetëm nëse ka bërë shkelje të rëndë të detyrës apo vepër të rendë penale. Presioni ndaj gjyqtarëve është i papranushëm”, tha Bajraktari për rtv21.