Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se opozita është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës me veprimin e saj për të marrë pjesë në seanca parlamentare pa votuar,
“Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese ka treguar shumë qartë se ata që vijnë e nuk votojnë e shkelin Kushtetutën. Besoj e dini.
Ata të cilët nuk votojnë e shkelin Kushtetutën, është në aktgjykim, dhe besoj që opozita po e shkel Kushtetutën”, tha Bajqinofci. /eo