Bajqinovci: Pozita e kryekuvendarit s’negociohet sepse i takon të parit, ndërsa për qeverinë normalisht mund të ketë bisedime
Lajme
Gazeta Express
11/05/2025 10:23
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se propozimi për kryeparlamentar i takon VV’së.
“Ne ashtu siç e kemi propozuar edhe më herët është Abulena Haxhiu, gruaja më e votuar në vend e cila ka përvojën më të madhe parlamentare por edhe në ekzekutiv.”
“Ne kemi tentuar edhe bisedojmë, i ka dërguar letër kryeministri Kurti LDK’së, pra jemi të hapur, por pozita e kryetari të parlamentarit nuk negociohet sepse i takon të parit, ndërsa për qeverinë normalisht mund të ketë bisedime”.