Bajqinovci parashikon se zgjedhjet e Podujevës do e sjellin koalicionin PDK-LDK në nivel qëndror - Gazeta Express

Bajqinovci parashikon se zgjedhjet e Podujevës do e sjellin koalicionin PDK-LDK në nivel qëndror

Gazeta Express

21/11/2020 21:07

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka parashikuar se pas zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, do ketë përmirësim marrëdhëniesh midis PDK’së dhe LDK’së.

Bajqinovci i ka bërë këto komente në Facebook’un e tij, ndonëse nuk është vërejtur ndonjë shkëndijë midis këtyre dy partive.

“Koalicioni në nivelin qendror mes LDK-së dhe PDK-së do të kristalizohet menjëherë pas zgjedhjeve në komunën e Podujevës”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Podujevë priten të mbahen më 29 nëntor të këtij viti.

Kandidat për LDK’në do jetë Nexhmi Rudari, teksa nga radhët e VV’së Shpejtim Bulliqi. Në PDK e kanë vënë kandidat Naim Fetahun. /Gazeta Express/