Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku, sot ka mbajtur një konferencë për media, lidhur me tubimet që po mbajnë Kryeministri Albin Kurti dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla me diasporën, duke thënë se Qeveria po i përdor ambasadat dhe burimet e shtetit për fushatë.
Pas kësaj reagoi Gërvalla duke e akuzuar opozitën, duke thënë se ish-qeveritë jo vetëm që kishin degraduar diplomacinë, por edhe kishin përçarë, përbuzur e përçmuar mërgatën ngado që kishin shkuar.
Lidhur me këtë nuk mbeti pa reaguar edhe deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, i cili u mor me opozitën, duke publikuar një video të aferës “Pronto” në platformën X.
Megjithkëtë, edhe Bajqinovci mori përgjigje nga Çitaku, ku kjo e fundit ia kujtoi atij se sa ishte gazetar i kishte shkruar dhe e kishte cilësuar si ministren dhe ambasadoren më të mirë.
“Mefail, hera e parë dhe e fundit që komunikoj me ty. Ti Mefail, sa ke qenë gazetar më ke shkrujatur dhe më ke cilësuar si Ministre dhe Ambasadoren më të mirë. Mef, a je ti? Screenshots available”, shkroi Çitaku./GazetaExpress
Mefail, hera e parë dhe e fundit që komunikoj me ty. Ti Mefail, sa ke qenë gazetar më ke shkrujatur dhe më ke cilësuar si Ministre dhe Ambasadoren më të mirë. Mef, a je ti? Screenshots avaliable 🙂 https://t.co/vf24zMHoyh
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) November 9, 2024