Bajqinovci: Koalicionet janë pyetje një milion dollarëshe – VV do ta bëjë qeverinë vet - Gazeta Express
string(83) "bajqinovci-koalicionet-jane-pyetje-nje-milion-dollareshe-vv-do-ta-beje-qeverine-vet"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 23:43

Bajqinovci: Koalicionet janë pyetje një milion dollarëshe – VV do ta bëjë qeverinë vet

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 23:43

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur rreth mundësisë së koalicioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë çështje si “një pyetje një milion dollarëshe”.

“Ajo është pyetje një milion dollarëshe, shumë hipotetike, sepse ne duhet ta krijojmë qeverinë njëherë e pastaj të kalohet tek presidenti,” tha Bajqinovci në Kanal10.

I pyetur për vijat e kuqe të mundshme të VV-së, ai u shpreh se ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

“Se a ka vija të kuqe? Nuk mund të flas tash për tash sepse nuk ka qëndrim, por një gjë e di: VV do ta krijojë qeverinë vet.”

Bajqinovci ka shprehur bindjen se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë shumë më e fortë nga zgjedhjet e ardhshme.

“Besoj që VV do të rangohet shumë lart në këto zgjedhje.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement