string(108) "bajqinovci-eshte-i-gatshem-dhe-ka-interes-te-jete-kandidat-per-prishtine-i-kam-mbi-10-mije-vota-ne-kryeqytet"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 8:03

Bajqinovci është i ‘‘gatshëm’’ dhe ka ‘‘interes’’ të jetë kandidat për Prishtinë: I kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 8:03

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci, ka lënë të hapur mundësinë që të kandidojë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Bajqinovci theksoi se është ndër deputetët më të votuar të subjektit të tij në kryeqytet dhe se ka treguar angazhim të vazhdueshëm për çështjet që prekin Prishtinën.

Tutje ai potencoi se kandidatura e tij do të varet nga vlerësimi i kryesisë së partisë dhe liderit të VV-së, por shtoi se është i gatshëm dhe i interesuar që të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr kryeqytetin.

Sipas tij, ka shumë emra potencialë brenda Lëvizjes Vetëvendosje që mund të garojnë në Prishtinë, por vendimin përfundimtar do ta marrë struktura e partisë

“Unë është e vërtetë që i kam mbi 10 mijë vota në kryeqytet, dhe jam një prej 14 deputetëve më të votuar në LVV. Kam punu shumë në Prishtinë që të jem kritik ndaj keqqeverisjës së Përparim Ramës, ku e ka mbuluar me mbeturina dhe me gjëra të ndryshme. Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendos që mund ti plotësoj kriteret që të jem kandidat për Prishtinë, po me kënaqësi do ta pranojna. Jam i gatshëm të jem kandidat për kryetar të Prishtinës dhe kam interes. Ka shumë emra në Prishtinë dhe të shohim tash kryesia e cila mendon më së miri se kush mund të ketë impakt që ta fitoj Prishtinën do të vendoset së bashku me liderin tonë”, tha ai për Gazeta Blic.

Bajqinovci nuk kurseu kritikat as ndaj qeverisjes aktuale të kryetarit Përparim Rama, duke e quajtur një dështim në të gjitha sferat ku thotë se sot falë tij kemi jnë Prishtinë të ngulfatur nga betoni dhe asgjë më shumë.

“Ky kryetar ka dështuar në të gjitha sferat. Unë mendoj që ky kandidat ka dështuar në gjitha sferat. Qyteti po kundërmon për shkak të luftës politike brenda PDK-LDK që e kontrollojnë kompaninë Pastrimi. Bordi është i PDK lufta është me Përparim Ramën, rrëzimi nga qeverisja. Ky ka thënë që do të bëjë mrekullira këtu e sot e kemi një Prishtinë të ngulfatur prej betoni dhe asgjë tjetër”, përfundoi ai.

aaaaa