Bajgora: Qendra Emergjente pranon çdo ditë 200-230 pacientë - Gazeta Express

Bajgora: Qendra Emergjente pranon çdo ditë 200-230 pacientë

Lajme

Gazeta Express

13/08/2020 23:44

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, ka thënë se stafi i kësaj qendre ndonëse me kapacitete të kufizuara po bën maksimumin që ta kryejë punën siç duhet.

“Qendra Emergjente që trajton rastet emergjente është e stërngarkuar. Numri i rasteve është rritur në mënyrë drastike dhe kemi 200-230 raste në ditë. Së paku me 30-35 janë pacientë me COVID-19”, ka thënë Bajgora.

“Nëse dikush është i atakuar janë mjekët dhe teknikët e Qendrës Emergjente që punojnë në vrull të madh. Mundësitë dhe kapacitet e Qendrës Emergjente janë shumë të vogla. Maskat dhe gjërat tjera i kemi të numëruar, jo aq sa na duhen. Këtu vinë raste të pakonfirmuara”, njofton Klan Kosova.

Bajgora ka theksuar se 38 punëtorë shëndetësorë të kësaj qendre janë të infektuar me koronavirus.

“Jemi më të rrezikuar. Kemi mungesë të mjekëve. Situata po del nga kontrolli”.