Bailly drejt Tottenhamit - Gazeta Express
string(24) "bailly-drejt-tottenhamit"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 16:20

Bailly drejt Tottenhamit

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 16:20

Futbollisti i Manchester Unitedit mund të transferohet në Londër në afatin kalimtar të janarit. Atë e do trajneri i ri i “Spurs”, Antonio Conte

Eric Bailly mund të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Lexo Edhe:

27 vjeçari megjithatë pritet ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Mediumi britanik “The Sun” raporton se qendërmbrojtësi po pëlqehet nga Tottenhami.

Atë e do mbi të gjitha trajneri i ri i “Spurs”, Antonio Conte, përcjell “Gazeta Express”.

Me Varanen e Maguiren në qendër të mbrojtjes, Bailly nuk do të ketë mundësi të luajë rregullisht.

Prandaj, futbollisti nga Bregu i Fildishtë mund t’i bëjë valixhet gati dhe të lëvizë drejt Londrës në fillim të vitit 2022. /Gazeta Express/