Bahtiri thotë se Isa Mustafa po e bllokon marrëveshjen me VV-në - Gazeta Express
string(63) "bahtiri-thote-se-isa-mustafa-po-e-bllokon-marreveshjen-me-vv-ne"

Gazeta Express

28/01/2020 7:44

Bahtiri thotë se Isa Mustafa po e bllokon marrëveshjen me VV-në

Gazeta Express

28/01/2020 7:44

Kryetari i Mitrovicës dhe zyrtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka thënë se çështja e kryetarit të Parlamentit është çështje e mbyllur

Bahtiri ka thënë se LDK-së i kanë ofruar kryetarin e Kuvendit, por këta të fundit kanë dashur Presidentin.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se më 26 dhjetor, madje propozuan që ata të bëjnë propozimin e një anëtari të LDK-së në krye të Kuvendit por përsëri LDK-ja nuk deshi dhe shkuan me kandidatin e tyre.

Bahtiri ka thënë se Vetëvendosja për shkak të parimeve nuk bën pazar me një pozitë siç është kryetari i Kuvendit.

“I kam thënë personalisht edhe Agim Veliut se mbi këtë post nuk kalon asgjë. Gjithçka mund të diskutohet por posti i kryeparlamentarit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Zyrtari i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti është e hapur për të diskutuar për të mirën e Kosovës, por, sipas tij, kjo parti nuk do të shkelë mbi parimet e saj.

Bahtiri thotë se ajo çfarë po kërkon LDK-ja është e parealizueshme dhe, sipas tij, Vetëvendosja “s’ka ku të shkojë më”.

“Largimi i Glauk Konjufcës do të ishte poshtërim për Vetëvendosjen dhe vetë institucionin e Kuvendit”.

I pari i Mitrovicës ka thënë se Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes me Vetëvendosjen.

“Jo Agim Veliu, por Isa Mustafa është bllokues i marrëveshjes”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Bahtiri thotë se LDK-ja qysh kur ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme ka treguar se nuk është e interesuar për marrëveshje.

Zyrtari i Vetëvendosjes thotë se stërzgjatjen e bisedimeve dikush do ta paguajë por, sipas tij, jo LVV-ja pasi që, sipas tij, ata kanë bërë lëshime të vazhdueshme.