Bahtiri thërret mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës - Gazeta Express
string(67) "bahtiri-therret-mbledhje-urgjente-te-kuvendit-komunal-te-mitrovices"

Bahtiri thërret mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Gazeta Express

26/03/2020 15:36

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka propozuar thirrje të mbledhjes urgjente të Kuvendit të Komunës për nesër.

“Kjo mbledhje do të mbahet në Sallën e Kulturës pasi që i plotëson kushtet e kërkuara për mbajtjen e mbledhjes urgjente, për të përfillur rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbajtjen e distancës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj komune, transmeton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

Mbledhje të jashtëzakonshme ka mbajtur dje edhe Komuna e Drenasit ku janë ndarë mbi 200 mijë euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.