string(93) "bahtiri-si-emisar-ne-kuvend-nuk-i-ndahet-fatmir-limajt-per-disa-minuta-para-nisjes-se-seances"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:31

Bahtiri si “emisar” në Kuvend, nuk i ndahet Fatmir Limajt për disa minuta para nisjes së seancës

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 11:31

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, pak para nisjes së seancës së sotme është parë teksa ka biseduar me disa deputetë të partive opozitare.

Fillimisht ka përshëndetur deputetin e LDK-së, Besian Mustafën, me të cilin ka shkëmbyer disa fjalë dhe më pas ka shkuar tek kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Bahtiri ka biseduar për disa minuta me Limajn dhe më pas është larguar për tek ulësja e tij në Kuvend./Express/