Bahtiri: Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/03/2020 7:51

Bahtiri: Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit

Lajme

Gazeta Express

26/03/2020 7:51

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë.

Bahtiri ka thënë se Kurti e ka mbrojtur Kosovën dhe se mandatin e nuk mundet t’ia marrë askush.

“Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë. Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai po ashtu ka shprehur falendërime për deputetët e LDK-së që votuan kundër.

“Falënderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qëndruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit. Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit”, ka shkruar ai.