Bahtiri: Mund të shkojmë në zgjedhje, por MPB'në nuk e japim - Gazeta Express
string(58) "bahtiri-mund-te-shkojme-ne-zgjedhje-por-mpbne-nuk-e-japimx"

Gazeta Express

05/12/2019 22:31

Bahtiri: Mund të shkojmë në zgjedhje, por MPB’në nuk e japim

Gazeta Express

05/12/2019 22:31

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të një qeverie të përbashkët.

Bahtiri thënë se VV’ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri.

Lexo Edhe:

Sipas tij, MPB’ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj.

Ai ka deklaruar për “Epoka e Re” se MPB’ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë.

Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje.

Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të VV’së dhe LDK’së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër.