Bahtiri kërkon "zgjedhje" nga opozita - e ngatërroi me fjalën "zgjidhje": Mos rrini nëpër skuta - Gazeta Express
string(88) "bahtiri-kerkon-zgjedhje-nga-opozita-e-ngaterroi-me-fjalen-zgjidhje-mos-rrini-neper-skuta"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:26

Bahtiri kërkon “zgjedhje” nga opozita – e ngatërroi me fjalën “zgjidhje”: Mos rrini nëpër skuta

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:26

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka kërkuar “zgjedhje”, por duke e përdorur këtë fjalë gabimisht në vend të fjalës “zgjidhje”, ndërsa i bëri ftesë opozitës që të marrë pjesë në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit, që pritet të vazhdojë pas pak.

Ndërsa po shkonte në sallën kryesore të Kuvendit, Bahtiri u ndal shkurtimisht te gazetarët.

“Populli ka votuar për të ardhur në seancë për të bërë zgjedhje, e jo me ndejtë nëpër skuta”, tha ai, duke folur për partitë opozitare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement