string(120) "bahtiri-e-hedh-nje-foto-ne-facebook-ndersa-shkruan-per-ngercin-politik-mjaft-eshte-mjaft-kosova-nuk-eshte-loder-politike"

Lajme

Gazeta Express

08/06/2025 17:25

Bahtiri e hedh një foto në Facebook ndërsa shkruan për ngërçin politik: Mjaft është mjaft, Kosova nuk është lodër politike

Lajme

Gazeta Express

08/06/2025 17:25

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka pyetur se “a ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet?” në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur një fotografi të tij.

“Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti. Mjaft më! Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë. Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet”, shkroi Bahtiri.

Ai e quajti “turp historik” moskonstituimin e Kuvendit, ndërsa iu drejtua opozitës.

“U drejtohem opozitës: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik! A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet? 🇽🇰 Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak!”, shkroi deputeti.

aaaaa