Bad News Eagles luan nesër me ekipin e tetë në botë, mësohet orari - Gazeta Express
string(65) "bad-news-eagles-luan-neser-me-ekipin-e-tete-ne-bote-mesohet-orari"

Bad News Eagles luan nesër me ekipin e tetë në botë, mësohet orari

Sporte tjera

Gazeta Express

05/10/2022 23:35

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles do të përballet nesër me ekipin Astralis me fillim nga ora 11:00, në kualifikimet për turneun më të madh në botë në këtë sport.

Astralis është në pozitën e tetë në renditjen botërore dhe do të jetë mjaft e vështirë për ekipin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

BNE deri tani në këto kualifikime ka arritur një fitore dje ndaj ekipit turke, Eternal Fire, kurse sot u mposht nga ekipi i 11-të në botë, Ninjas in Pyjamas.

Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit. /Gazeta Express/