Bad News Eagles e shohin veten në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë - Gazeta Express
string(71) "bad-news-eagles-e-shohin-veten-ne-mesin-e-20-ekipeve-me-te-mira-ne-bote"

eSPORTS

Gazeta Express

11/04/2023 10:14

Bad News Eagles e shohin veten në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë

eSPORTS

Gazeta Express

11/04/2023 10:14

Bad News Eagles po vazhdojnë të mahnitin me paraqitjet e tyre në CS:GO.

Pasi e siguroi kualifikimin e Majorit të Parisit, e cila është gara më e madhe dhe më prestigjioze e kësaj loje virtuale, ekipi kosovar ka arsye të festojë përsëri.

Në fakt, shqiponjat e Kosovës e shohin veten në mesin e 20 ekipeve më të mira në botë, në bazë të përditësimit të renditjes më të re, të publikuar nga faqja e specializuar e kësaj pune, hltv.org, përcjell “Gazeta Express”.

Me këta rast, BNE e ka bërë një përparim të hatashëm prej 11 pozitash, të cilat ia mundësojnë të futet në Top 20 të botës.

Ekipi kosovar aktualisht i ka 166 pikë, ndërsa ditë më parë kaloi direkt në fazën “Legends Stage”.

Kohë më parë, BNE mori pjesë në Majorin e Brazilit, ku po ashtu bëri paraqitje fantastike. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement