Bad News Eagles e arrijnë fitoren e parë në kualifikimet e Majorit - Gazeta Express
string(66) "bad-news-eagles-e-arrijne-fitoren-e-pare-ne-kualifikimet-e-majorit"

eSPORTS

Gazeta Express

06/04/2023 20:48

Bad News Eagles e arrijnë fitoren e parë në kualifikimet e Majorit

eSPORTS

Gazeta Express

06/04/2023 20:48

Bad News Eagles e kanë arritur fitoren e parë në kualifikimet për Majorin e Parisit.

Ekipi kosovar arriti që në ndeshjen e dytë të triumfonte ndaj ekipit britanik, Viperio me rezultat 16:9 në hartën “Overpass”.

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus, 1WIN, BNE u rikthye dhe pa problem fitoi ndeshjen tjetër.

BNE-së i duhen tri fitore për ta arritur kualifikimin.

Kujtojmë se në dy herat e kaluara, Bad News Eagles ishin kualifikuar në këtë turne, madje duke e arritur edhe fazën “Legends Stage”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement