“Bad News Eagle” shpërbëhet përsëri - Gazeta Express
string(33) "bad-news-eagle-shperbehet-perseri"

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 21:21

“Bad News Eagle” shpërbëhet përsëri

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 21:21

Ekipi kosovar që shkroi historinë në CS:GO, Bad News Eagles, ka njoftuar sot (e shtunë) për shpërbërjen e ekipit. 

Këtë lajm ata e kanë bërë përmes një njoftimi në rrjetin social X, ku sipas tyre deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak se nuk kanë arritur të përmirësohen si ekip. 

Kujtojmë se më parë ekipi i BNE ka qenë për një kohë nën menaxhimin e organizatës britanike Guild, por as atëherë gjërat nuk kishin funksionuar siç duhet dhe ekipi ishte shpërbërë, me lojtarët që ndërmorën drejtime të ndryshme në karrierën e tyre.

Njoftimi i plotë nga Bad News Eagles: 

“Pas shumë vitesh të paharrueshme së bashku, ka ardhur momenti që ekipi ynë të ndahet. 

Që nga fillimi, nisëm me një ëndërr, të garonim në nivelin më të lartë, të sfidonim kufijtë tanë dhe të lëmë gjurmë në skenën e Counter-Strike.  

Së bashku, u kualifikuam për tre Major-e, thyem barriera dhe bëmë histori në komunitetin shqiptar të Counter-Strike.  

Jemi jashtëzakonisht krenarë për gjithçka që kemi arritur, jo vetëm për fitoret, por për miqësitë, përkushtimin dhe kujtimet që do të na shoqërojnë gjithmonë.  

Muajt e fundit kanë qenë të vështirë dhe nuk po arrinim të përmirësoheshim si ekip. Asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme nga tifozët tanë, miqtë, dhe komuniteti i CS, jo vetëm në Shqipëri, por anembanë botës.  

Besimi juaj tek ne, brohoritjet, mesazhet, kanë qenë gjithçka për ne. Edhe pse ekipi po shpërbëhet, fryma, trashëgimia dhe pasioni për lojën do të jetojnë më tej.  

Kjo nuk është një lamtumirë, është thjesht fundi i një kapitulli, dhe fillimi i shumë të rinjve”./GazetaExpress/