Baby G flet për historinë e trishtë me vëllain e saj - Gazeta Express
string(52) "baby-g-flet-per-historine-e-trishte-me-vellain-e-saj"

Baby G flet për historinë e trishtë me vëllain e saj

TV/Film

Gazeta Express

24/04/2024 19:47

Baby G është një nga konkurrentët e ‘Ferma VIP”

Së fundmi, në një bisedë me Buçkon ka ndarë detaje nga lidhja e saj me familjen. Ajo ka treguar se ka pasur një vëlla, por i ka vdekur shumë i vogël.

Lexo Edhe:

Baby G po ashtu, ka zbuluar se babait i thonin t’a linte gruan sepse lindte vetëm vajza. Fermerja rrëfen se është shumë e lidhur me babain.

“Jam shumë e lidhur me babain. Ai është shoku im më i mirë. Kemi pasur një vëlla, por ka vdekur beb i vogël. Ka pasur një emër shumë të bukur, Sekret. Mami dhe babi im kanë qenë shumë të rinjë, 17,18 vjeç. Pas djalit,babi im ka lindur tre goca, njerëzit në fshat i thonin lëje gruan se nuk të bën djalë. Mami im e ka vuajtur shumë. Edhe kushërinjtë i thonin lëje gruan. Babi im nuk na ka lënë kurrë, thoshte Zoti ma dha e ma mori një djalë, tani kam tre goca si bota”, tregoi Baby G.