Babai i tenistit reagon ndaj ambasadorit Cana: Kosova për ne është sikurse Jerusalemi për Izraelin - Gazeta Express
string(94) "babi-i-teniserit-i-reagon-ambasadorit-cana-kosova-per-ne-eshte-sikurse-jerusalemi-per-izraelin"

Babai i tenistit reagon ndaj ambasadorit Cana: Kosova për ne është sikurse Jerusalemi për Izraelin

Gazeta Express

14/01/2020 14:32

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova

Një gjë e tillë e ka irrituar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari, Edon Cana, i cili e ka quajtur Gjokoviqin primitiv, nacionalist dhe shovinist.

Lexo Edhe:

E ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srdjan Gjokoviq, babai i tenistit serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, shkruan Index.hr, transmeton Gazeta Express.

“Novaku është një nacionalist, sigurisht, sikur që jam unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe. Ne i duam njerëzit tonë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sikur që është për izraelitët Jerusalemi. Tutje, Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Siç është tani, do të jetë gjithmonë”, ka thënë Srdjan Gjokoviq në një intervistë për televizionin serb Tv Prva. /Express/