“Babë menoj që e kam meritu – Fëmijët e mi kanë përfunduar master”, Bulliqi u përgjigjet akuzave për nepotizem – Kerquki thotë se VV i ka përdorur këto - Gazeta Express
string(144) "babe-menoj-qe-e-kam-meritu-femijet-e-mi-kane-perfunduar-master-bulliqi-u-pergjigjet-akuzave-per-nepotizem-kerquki-thote-se-vv-i-ka-perdorur-keto"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 21:18

“Babë menoj që e kam meritu – Fëmijët e mi kanë përfunduar master”, Bulliqi u përgjigjet akuzave për nepotizem – Kerquki thotë se VV i ka përdorur këto

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 21:18

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është i ftuar në “Pressing” të T7, të martën.

Ai është pyetur për akuzat për nepotizëm që nga koha kur është kryetar.

Bulliqi tha se djali i është punësuar në Qendër Studentore në Prishtinë, por ai si kryetar nuk lidhje me Qendrën Studentore. Ai tha se katër fëmijët e tij janë me master dhe nuk duhet të pasivizohen pse babain e kanë kryetar komune.

“Unë nuk jam drejtor i Qendrës Studentëve, as nuk është brenda komunës sime. Unë i kam katër fëmijë, të gjithë janë me mastër të përfunduar dhe nëse dikush mendon që katër fëmijët e mi duhet me u pasivizu për 8 vite, ata duhet me u sanksionu pse baba i tyre është kryetar komune  mendoj që kjo nuk është në rregull”, tha Bulliqi.

Por, autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki i tha se këto standarde i ka përdorur vetë Lëvizja Vetëvendosje si opozitë.

“Ju keni bërë saktësisht këtë, që absolutisht nuk është në rregull. Por, ju VV e keni bërë këtë nuk keni lë lidhje pa shfytëzu për me bë akuza”, i tha Kerquki.

E Bulliqi tha se vajza e tij, tri herë ka aplikuar në një ministri dhe nuk është pranuar.

“Më tha babi e kam meritu me u pranu”, tha Bulliqi.