Babë e bir arrestohen në Selenicë, pas një konflikti në familje, ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit - Gazeta Express
string(96) "babe-e-bir-arrestohen-ne-selenice-pas-nje-konflikti-ne-familje-ushtruan-dhune-ndaj-njeri-tjetrit"

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 10:59

Babë e bir arrestohen në Selenicë, pas një konflikti në familje, ushtruan dhunë ndaj njëri-tjetrit

Shqiperi

Gazeta Express

17/01/2021 10:59

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. 69-vjeçari dhe 27-vjeçari nga Selenica, pas një konflikti për motive të dobëta kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e të dy personave për veprën ‘dhunë në familje’.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia vë në pranga dy shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, (babë dhe bir) banues në Selenicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.