"Babai ushtronte dhunë në familje", Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj - Gazeta Express
string(92) "babai-ushtronte-dhune-ne-familje-demet-ozdemir-rrefen-te-kaluaren-e-veshtire-te-jetes-se-saj"

Rozë

Gazeta Express

02/03/2021 16:31

“Babai ushtronte dhunë në familje”, Demet Ozdemir rrëfen të kaluarën e vështirë të jetës së saj

Rozë

Gazeta Express

02/03/2021 16:31

Aktorja turke Demet Ozdemir ka treguar se ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe në familje kishin frikë nga figura e të atit, i cili ushtronte dhunë në familje dhe ishte tepër i rreptë.

Demet është rritur në Izmit me prindërit, motrën dhe vëllain e saj.

Lexo Edhe:

“Fëmijërinë time e kam kaluar në qytetin e vogël Izmit. Jetonim me mamanë, babain, motrën dhe vëllain në një shtëpi me oborr. Me pak fjalë ishim si një familje fshati. Babain e kemi patur shumë të rreptë. Motra ime e kishte shumë frikë. Mbaj mend që ulnim kokën kur ai ishte përpara nesh. Më pas vëllai ynë u shpërngul në Gjermani ndërsa unë erdha në Stamboll me motrën dhe mamanë time. Ishte një kohë e vështirë”, ka treguar aktorja në rrëfimin e saj të rrallë.