Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur të enjten në fshatin Kuklibeg të Dragashit.
Një burrë dyshohet se ka tentuar të sulmojë djalin e tij me mjete të rënda.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se viktima I.M., rreth 44-vjeçar ka telefonuar rreth orës 16:00 dhe ka raportuar se babai i tij, A.M., rreth 72-vjeçar ka tentuar ta sulmojë me karrige dhe sëpatë, por ai ka arritur të largohet nga vendngjarja pa pësuar lëndime.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës. Sipas informatave të Sinjalit, A.M. është recidivist i dhunës në familje.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të masave ligjore për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.