Babai sulmoi fizikisht djalin e tij të mitur, shoqërohet në polici - Gazeta Express
string(65) "babai-sulmoi-fizikisht-djalin-e-tij-te-mitur-shoqerohet-ne-polici"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 9:30

Babai sulmoi fizikisht djalin e tij të mitur, shoqërohet në polici

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 9:30

Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.

Sipas njoftimit të policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ditë më parë pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.