Një burrë në Fushë Kosovë ka raportuar në Polici se një person i mitur ia ka marrë djalit të tij 2 euro nën kërcënimin e thikës.
Sipas tij, rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët.
“DETYRIM- Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë 07.05.2025 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët. I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”