Babai i policit të plagosur: Sytë e Arturit janë në rrezik, duhet të dërgohet jashtë shtetit - Gazeta Express
string(90) "babai-i-policit-te-plagosur-syte-e-arturit-jane-ne-rrezik-duhet-te-dergohet-jashte-shtetit"

Babai i policit të plagosur: Sytë e Arturit janë në rrezik, duhet të dërgohet jashtë shtetit

Gazeta Express

29/01/2020 14:37

Artur Mrasori, polici i lënduar në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit, po vazhdon të mjekohet në QKUK.

Ai ka marrë lëndime të rënda në sy nga shpërthimi i bombës.

Lexo Edhe:

Babai i tij, Ganimet Mrasori, tha për T7 se po shikojnë mundësinë për ta transferuar birin e tyre jashtë shtetit për shërim.

“Gjendja ta këqyrim si mund të jetë, si mund të ketë një transferim diku jashtë me shku për shkak të shpëtimit të operimit në sy”, tha ai.

Babi i policit të lënduar falënderoi institucionet të cilët po mundohen për shërimin e djalit të tij.

“Falënderojmë këto institucione që kanë bërë, këtu kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme etj.”, tha ai.

Kryeministri në detyrë gjatë ditës vizitoi Arturin, teksa premtoi ndihmë institucionale për shërimin e tij.