string(132) "babai-i-petrit-hajdarit-kerkon-mbeshtetje-me-vota-per-djalin-e-tij-eshte-i-edukuar-kualifikuar-dhe-me-pervoje-te-vyeshme-per-kosoven"

Gazeta Express

08/02/2025 22:10

Babai i Petrit Hajdarit kërkon mbështetje me vota për djalin e tij: Është i edukuar, kualifikuar dhe me përvojë të vyeshme për Kosovën

Gazeta Express

08/02/2025 22:10

Enver Hajdari, babai i kandidatit të PDK’së për deputet, Petrit Hajdari ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta përkrahin djalin e tij, që në listën e PDK’së mban numrin 51.

Hajdari përmes një shkrimi në Facebook thotë se është krenar për djalin e tij, është i edukuar, kualifikuar dhe me përvojë të vyeshme për Kosovën

Postimi i plotë:

Miq, bashkëluftëtarë e qytetarë të dashur,

Unë zakonisht nuk e kam preferuar të përkrah publikisht një parti politike apo një tjetër, sepse nuk dua të imponoj e as të ndërhyj në vullnetin e njerëzve.

Megjithatë, duke besuar që vullnetin për këtë mesazh të sotëm e ndajmë bashkë, ju kërkoj ta përkrahni djalin tim, Petrit Hajdarin, që në listën e PDK-së mban numrin 51.

Jam krenar me Petritin dhe garantoj personalisht për të. Natyrisht, jo vetëm pse është djali im, por sepse është i kualifikuar, i edukuar e me përvojë të vyeshme për vendin tonë.

Ju jam jashtëzakonisht mirënjohës të gjithë juve që do t’i bashkoheni Petritit në kërkesën për ta bërë Kosovën ma mirë me votën e besimin tuaj.

I juaji,

Enver Hajdari