Një incident ka ndodhur në futbollin e Zvicrës, i cili ka bërë jehonë të madhe.
Akter i këtij incidenti dyshohet që është prindi i një futbollistit nga Kosova, por që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër me familjen e tyre.
Në ndeshjen e juniorëve mes Schofland dhe Villmergen, babai i futbollistit e ka sulmuar me grusht referin dhe videoja e incidentit po qarkullon me të madhe në Zvicër.
Madje me këtë rast është marrë edhe mediumi i madh zviceran, Blick, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka folur me djalin e sulmuesit që është futbollist, me motrën e tij dhe e gjithë familja tashmë janë penduar që ky incident është shkaktuar nga kryefamiljari i tyre dhe i kanë thënë mediumit që po ndihen keq.
Ndërkohë, po shqyrtohet edhe mundësia për një ndalim hyrjeje të këtij personi në të gjitha fushat e kantonit Aargau, në mënyrë që dënimi të ketë efekt real.
aaaaa