“Babai i jepte koktej droge”, ish-truproja i Britney Spears tregon dëshminë - Gazeta Express
string(72) "babai-i-jepte-koktej-droge-ish-truproja-i-britney-spears-tregon-deshmine"

“Babai i jepte koktej droge”, ish-truproja i Britney Spears tregon dëshminë

Rozë

Gazeta Express

21/07/2021 13:40

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga kujdestaria e babait ndaj këngëtares së fashme, Britney Spears. Kësaj radhe ka qenë ish-truproja i këngëtares që ka dhënë versionin e tij.

Fernando Flores ka zbuluar se si këngëtarja kontrollohej nga babai i saj, në rrëfimin e tij ai thekson se i ati i jepte asaj koktej me ilaçe të fuqishme.

Lexo Edhe:

“Unë doja t’i shpjegoja Britney se çfarë ishte ajo. Tri ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes. Ajo fliste për universet paralele”, tha Flores.

Ky i fundit vijoi duke thënë se babai i këngëtares, Jamie e telefononte atë disa herë në ditë. Sipas tij, babai donte të dinte se në çfarë situate ishte.

Gjithashtu Britney-t i duhej që të merrte leje nga babai për çdo gjë që donte të bënte.

Ai më tej tha se Britney kaloi shumicën e kohës së saj duke punuar ose duke parë televizion dhe se ajo nuk u lejua as të dilte e vetme.