Babai i Faton Hajrizit flet për herë të parë, komenton suspendimin e komandantit të Policisë në Skënderaj - Gazeta Express
string(104) "babai-i-faton-hajrizit-flet-per-here-te-pare-komenton-suspendimin-e-komandantit-te-policise-ne-skenderaj"

Babai i Faton Hajrizit flet për herë të parë, komenton suspendimin e komandantit të Policisë në Skënderaj

Lajme

Gazeta Express

14/08/2024 19:52

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar komandantin e Stacionit Policor të Skenderajt, pasi ky i fundit shkoi për ngushëllime te familja e Faton Hajrizit.

Babai i Faton Hajrizit u shpreh kundër suspendimit të komandantit të Stacionit Policor të Skenderajt, ai tha se ardhja e tij ishte “humanitare dhe jo politike”.

Lexo Edhe:

“Neve si familje na vjen shumë keq që ka ndodhë ajo punë, se ai u kan si komandant shumë i mirë se e ka mbajtë rregullën…Ata e kanë bo që janë ardhë me pa me polici tek unë, ajo është mënyrë humanitare nuk është politike”, tha ai për T7.

Ndiqeni kronikën e plotë të përgatitur nga T7:

“IPK ka pranuar informatat e para për këtë rast nga Policia e Kosovës dhe dyshohet se togeri policor së bashku me disa zyrtarë të tjerë policorë kanë shkuar për ngushëllime te familja e një personi  i cili para disa jave kishte ikur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ku ishte duke vuajtur dënimin me burgim për disa vepra penale, (dhe së fundi i  njëjti është vrarë në territorin e Republikës së Serbisë nga policia atje)”, thuhej në njoftimin e IPK-së për rastin në fjalë.

Sipas IPK-së, “me këto veprime dyshohet se togeri policor dhe vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës”.