Dukagjin Lipa ka vizatuar krahun e tij me një tatuazh.
Në vizatimin ku ‘po ndodhin shumë gjëra’, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, ka bërë një tatuazh me të vërtetë artistik.
Është vetë këngëtarja ajo e cila e ka shpërndarë fotografinë me anë të një postimi, duke treguar se babai i saj e ka bërë këtë tatu te një artist që është edhe mik i saj, ku Dua i bën edhe për vete vizatimet në trup.

Në këtë vizatim që i ka mbuluar krahun, shihet se Dukagjin Lipa ka zgjedhur të ketë disa figura dinozaurësh dhe UFO të cilët po shkatërrojnë tokën dhe gjithçka në të, duke paraqitur kështu një univers paralel./Gazeta Express/

Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...