string(57) "babai-i-dikujt-tea-nxjerr-mesazhet-ngacmuese-ne-instagram"

Rozë

Gazeta Express

25/08/2022 15:17

“Babai i dikujt”, Tea nxjerr mesazhet ngacmuese në ‘Instagram’

Rozë

Gazeta Express

25/08/2022 15:17

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, është mjaft aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka publikuar disa mesazhe ngacmuese që ka marr nga një person në rrjetin social “Instagram”.

Tea ka zbuluar se personi në fjalë është baba, por që i shkruan vazhdimisht.

“Kush tjetër merr mesazhe të tilla nga babai i dikujt?”, ka pyetur ajo.

'Babai i dikujt', Tea nxjerr mesazhet ngacmuese në Instagram
Fotografia e publikuar nga Tea Trifoni në rrjetin social “Instagram”

Kujtojmë që Tea gjatë kohës që ishte pjesë e “Për’puthen” ishte ndër personazhet më të përfolura pasi nga ky program doli çift me ish-konkurrentin, Andi, e që më pas bëri të ditur lidhjen e saj me ish-konkurrentin nga Kosova, Beartin.

Aso kohe, ajo shkruante se kanë qenë të detyruar të dilnin çift për shkak të presionit nga autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ku sipas saj ishin ndjekësit e këtij emisionin që dyshen “Tea-Andi” e dëshironin çift.

Por, lidhja me Beartin nuk është që i zgjati edhe aq Teas, ku vetëm pas pak muajve ata bënë publike ndarjen, teksa shpeshherë është përfolur në media rozë se tashmë ish-konkurrentja është në një lidhje tjetër, por që personi nuk është zbuluar akoma./Express