Babagjyshi dhe super-heronjtë vizitojnë Klinikën e fëmijëve! Shkëlqim dhe dhurata për fëmijët e hospitalizuar - Gazeta Express
string(108) "babagjyshi-dhe-super-heronjte-vizitojne-kliniken-e-femijeve-shkelqim-dhe-dhurata-per-femijet-e-hospitalizuar"

Maqedoni

Gazeta Express

23/12/2025 10:29

Babagjyshi dhe super-heronjtë vizitojnë Klinikën e fëmijëve! Shkëlqim dhe dhurata për fëmijët e hospitalizuar

Maqedoni

Gazeta Express

23/12/2025 10:29

Babagjyshi dhe super-heronjtë e preferuar nga filmat vizatimorë zbritën me litar nga një helikopter dhe shpërndanë dhurata për fëmijët e shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve.

Bëhet fjalë për një ushtrim demonstrues të titulluar “Të dhurojmë një buzëqeshje”, ku mori pjesë ekipi i shpëtimit në mal si pjesë e ekipit për reagim ndaj katastrofave të Kryqit të Kuq të Shkupit. Ushtrimi u organizua në bashkëpunim me MPB-në dhe Njësinë e Helikopterëve.

“Rreth 100 fëmijë aktualisht marrin trajtim spitalor dhe shumica e tyre do të duhet të qëndrojnë edhe gjatë këtyre ditëve para Vitit të Ri për shkak të gjendjes së tyre.

Me këto aksione ne lehtësojmë dhimbjen e tyre dhe u sjellim gëzim për t’i kaluar këto ditë në një atmosferë më të bukur,” deklaroi drejtori i Klinikës Rexhep Memedi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement