Babadimri fillon udhëtimin e tij për të shpërndarë dhurata, zbuloni rrugën e tij nëpër botë - Gazeta Express
string(90) "babadimri-fillon-udhetimin-e-tij-per-te-shperndare-dhurata-zbuloni-rrugen-e-tij-neper-bote"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 14:28

Babadimri fillon udhëtimin e tij për të shpërndarë dhurata, zbuloni rrugën e tij nëpër botë

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 14:28

Në prag të Krishtlindjeve, ndërsa të vegjlit dhe të rriturit numërojnë sekondat deri te dhuratat dhe magjia e kësaj dite të veçantë, FlightRadar24 u jep mundësinë më të paduruarve të ndjekin në kohë reale “fluturimin” më të famshëm në planet, atë të Babagjyshit të Krishtlindjeve.

WhatsApp Image 2025-12-24 at 12.40.55

Në vend të një numri të zakonshëm fluturimi dhe një avioni konvencional, në ekran shfaqet slita e Babagjyshit, e cila udhëton mbi shtete dhe kontinente, duke përhapur atmosferë festive kudo ku kalon.

slita e babagjyshit (3)

Kjo nismë, e cila vitet e fundit është kthyer në një traditë, bashkon teknologjinë me fantazinë, duke dëshmuar se edhe platformat më serioze mund të ruajnë një anë lozonjare dhe festive.

Ndiqni LIVE itinerarin e Babagjyshit të Krishtlindjeve

slita e babagjyshit (1)

Advertisement
Advertisement
Advertisement