Azizi: Fronti Evropian e shfrytëzoi përkatësinë etnike për të shmangur përgjegjësinë e humbjes - Gazeta Express
string(93) "azizi-fronti-evropian-e-shfrytezoi-perkatesine-etnike-per-te-shmangur-pergjegjesine-e-humbjes"

Maqedoni

Gazeta Express

13/06/2025 15:30

Azizi: Fronti Evropian e shfrytëzoi përkatësinë etnike për të shmangur përgjegjësinë e humbjes

Maqedoni

Gazeta Express

13/06/2025 15:30

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka reaguar me ashpërsi ndaj koalicionit “Fronti Evropian”, duke i akuzuar për keqpërdorim të votës së komuniteteve joshqiptare.

Në një deklaratë publike, Azizi theksoi se shqiptarët votuan për koalicionin VLEN, një bashkim i partive etnike shqiptare, ndërsa “Frontin Evropian” e mbështetën jo vetëm shqiptarët, por edhe turqit, romët, boshnjakët dhe komunitete të tjera.

“Kur tani flasin vetëm në emër të shqiptarëve, po tregojnë fytyrën e vërtetë — ata vetëm i kanë keqpërdorur komunitetet për të fshehur humbjen e thellë nga VLEN-i,” shkroi Azizi.