Me 65 vota “për” në Kuvend, Azir Aliu është zgjedhur ministër i Shëndetësisë. Në biografinë e Aliu, bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në kuadër të UEJL-së në Tetovë. Aliu ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitin 2023 dhe 2024, ndërsa, sipas CV-së së dorëzuar, gjithashtu ishte edhe në pozita të tjera të larta dhe me përgjegjësi.
aaaaa