Azetin nuk e ndal koronavirusi, sjell këngën “Remontada” - Gazeta Express
string(53) "azetin-nuk-e-ndal-koronavirusi-sjell-kengen-remontada"

Gazeta Express

17/03/2020 21:23

Azetin nuk e ndal koronavirusi, sjell këngën “Remontada”

Gazeta Express

17/03/2020 21:23

Reperi, Azet, ka prezantuar projektin më të ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me reperin francez, Sofiane Zermani, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Lexo Edhe:

“Remontada” mban titullin kënga e tyre që tashmë gjendet e lansuar edhe në kanalin zyrtar të Sofiane në YouTube.

Ky është dueti i parë i reperit nga Podujeva që jeton dhe vepron në Gjermani me reperin francez dhe projekti për vetëm disa orë ka arritur të grumbullojë afro 900 mijë klikime.

Përveç YouTube, kënga u lansua edhe në platformat e tjera përfshirë Spotify, AppleMusic, Deezer etj.

Azet po ashtu javë më parë solli edhe një duet me këngëtaren Dhurata Dora i quajtur “Lass Los”, ndërsa u prit shumë mirë nga fansat e dy artistëve.

Ndonëse prej vitesh jeton në Gjermani, reperi është mjaft i pranishëm me koncerte edhe në trojet shqiptare.