“Azet në gjendje jo të mirë”, zbulohet si u sulmua eskorta e këngëtarit - Gazeta Express
string(68) "azet-ne-gjendje-jo-te-mire-zbulohet-si-u-sulmua-eskorta-e-kengetarit"

“Azet në gjendje jo të mirë”, zbulohet si u sulmua eskorta e këngëtarit

Lajme

Gazeta Express

23/05/2022 7:27

Mbrëmjen e së shtunës, eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

Burime të abcnews.al kanë zbuluar si ka ndodhur ngjarja. Mësohet se Azet ka dhënë një koncert shumë të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë. Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Mirëpo, duket se kjo ngjarje ka ndikuar shumë te Azeti, i cili thuhet se nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Më poshtë janë pamjet nga koncerti dhe nga momenti kur artisti tentohet të sulmohet:

VIDEO KËTU