Azet këndon në shqip, publikohet bashkëpunimi me Dhurata Dorën - Gazeta Express
string(61) "azet-kendon-ne-shqip-publikohet-bashkepunimi-me-dhurata-doren"

Azet këndon në shqip, publikohet bashkëpunimi me Dhurata Dorën

Gazeta Express

17/07/2020 10:48

Është publikuar kënga ‘Fajet’, që është bashkëpunim i radhës i dyshes Azet dhe Dhurata Dora.

Reperi shqiptar me famë në Gjermani këtë herë ishte i ftuari i Dorës, në këngën e krijuar nga Jugglerz.

Lexo Edhe:

Videoklipin e këngës e kanë realizuar në Spanjë, ndërsa kanë postuar fotografi të shumta nga ditët e xhirimeve pak ditë para lansimit.

Në fillim të këngës Azet dëgjohet duke kënduar në gjuhën shqipe, për të vazhduar më pas me pjesët në gjuhën gjermane.

Dhurata Dora X Azet – Fajet (prod. Jugglerz)

‘Fajet’ është bashkëpunimi i dytë i Dhuratës me Azet, pas këngës ‘Lass Los’ që është publikuar në fund të muajit shkurt të këtij viti./Gazeta Express/

AZET X DHURATA DORA – LASS LOS