string(103) "azemi-vendimi-i-supremes-i-drejte-manipulimet-dhe-mashtrimet-e-vv-se-me-vota-te-mos-mbeten-pa-pergjigje"

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 19:39

Azemi: Vendimi i Supremes i drejtë – manipulimet dhe mashtrimet e VV-së me vota të mos mbeten pa përgjigje

Lajme

Gazeta Express

26/03/2025 19:39

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se vendimi i Supremes për të hedhur poshtë akuzat e VV’së për votat me postë është vendim i drejtë dhe i domosdoshëm për ruajtjen e ligjshmërisë dhe rendin kushtetues të shtetit.

Sipas Azemit, pretendimet dhe sulmet e VV’së ndaj LDK’së ishin të pabaza, të qëllimshme për të minuar besimin te institucionet dhe procesin zgjedhor.

Lexo Edhe:

“Ky fakt është konfirmuar dhe vërtetuar nga Gjykata Supreme, e cila ka vendosur përfundimisht në favor të ligjit dhe drejtësisë”.

Ai tha se LDK kërkon që “manipulimet dhe mashtrimet e VV-së me vota, të cilat janë të dokumentuara dhe të vërtetuara madje edhe me video, të mos mbeten pa përgjigje”.

Sipas tij, është e patolerueshme që veprime të tilla të kalojnë pa pasur ndëshkim, pasi thotë se drejtësia duhet të triumfojë dhe të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor.